Ju jeni identifikuar! Ju jeni identifikuar në shërbimin e këshillimit online! Çidentifikohuni

Vëmendje

Keni qenë joaktiv për një kohë të gjatë. Prandaj, për sigurinë tuaj, do ta përfundojmë seancën së shpejti. Çidentifikohuni

Mbrojtja nga HIV nëpërmjet medikamenteve – HIV-PrEP

PrEP është shkurtimi për profilaksinë para ekspozimit. Me profilaksinë para ekspozimit të HIV ti mund të mbrohesh nga një infektim me HIV. Për këtë, ti merr rregullisht një medikament, që parandalon, që të infektohesh me virusin e HIV.

Për kë është e përshtatshme profilaksia para ekspozimit të HIV?

Nëse profilaksia para ekspozimit është e arsyeshme për ty, ti mund të sqarohesh në një konsultore. Të tilla konsultore ka për shembull te shërbimi publik i shëndetësisë (ÖGD), pra në zyrat e shëndetësisë. Kjo konsultore zakonisht është anonime dhe falas dhe gjithashtu për personat, që nuk kanë sigurim shëndetësor.

Si e marr profilaksinë para ekspozimit të HIV?

Për personat me një sigurim shëndetësor: Nëse konsultimi rezulton që profilaksia para ekspozimit të HIV është e arsyeshme për ty, dhe ti ke një sigurim shëndetësor, ti shkon te mjeku*mjekja e licencuar për profilaksinë para ekspozimit. Këtu gjen adresat.

Për personat pa sigurim shëndetësor: Nëse profilaksia para ekspozimit të HIV është e arsyeshme për ty dhe nuk ke sigurim shëndetësor, atëherë në disa zyra të shëndetësisë merr edhe një recetë. Për kostot dhe se si mund të paguhen ato, gjithashtu do të informohesh.

Këtu shikon, se ku mund të këshillohesh te zyrat e shëndetësisë për profilaksinë para ekspozimit dhe ku mund të marrësh një recetë. Përmbledhja të ndihmon edhe nëse tashmë e merr profilaksinë para ekspozimit dhe shpërngulesh në një qytet tjetër dhe atje kërkon një pikë të re kontakti.

Profilaksia para ekspozimit të mbron mirë nga HIV – por ajo nuk të mbron nga infektimet e tjera të transmetueshme seksualisht (STI) dhe gjithashtu as nga një shtatzëni. Prandaj, përveç profilaksisë para ekspozimit të HIV, duhet të përdorësh gjithmonë edhe një prezervativ.

Si mund ta marr profilaksinë para ekspozimit të HIV?

Medikamentin që të mbron nga një infektim me HIV, e merr çdo ditë, zakonisht si tabletë. Ti mund ta marrësh vazhdimisht ose vetëm në momentet, në të cilat ke një rrezik në rritje, për t’u infektuar me HIV. Se si duhet ta marrësh me saktësi medikamentin, bisedoje me një mjeke ose një mjek.

Përpara se të fillosh me medikamentin dhe gjithashtu edhe gjatë kohës që e merr, duhet të bësh rregullisht teste. Pra marrja e profilaksisë para ekspozimit të HIV shoqërohet në mënyrë mjekësore. Si rrjedhojë, mund të sigurohet që profilaksia para ekspozimit të tolerohet mirë.

Përmbajtjet e kësaj faqeje u zhvilluan në bashkëpunim me rrethin e cilësisë STI të zyrave shëndetësore të qytetit.