Homo, hetero, bi … e shumë më tepër
Sado të ndryshme të jenë ndjenjat, termat që njerëzit përdorin për të përshkruar orientimin e tyre seksual janë po aq të ndryshëm. Këtu do të gjeni një përzgjedhje e vogël:
- aseksual: ky term e bën të qartë se në të vërtetë nuk ndjeni tërheqje seksuale – pavarësisht nga gjinia.
- biseksual: njerëzit biseksualë tërhiqen si nga burrat ashtu edhe nga gratë.
- heteroseksual: kjo i referohet njerëzve që tërhiqen nga seksi i kundërt.
- homoseksual: kështu quhen njerëzit që e shohin gjininë e tyre tërheqëse. Për këtë përdoren edhe terma të tjerë, për shembull "gei", "lesbike" ose "gay".
- kurioz, i interesuar apo “ende i pavendosur”: nuk është ndonjë problem, ju nuk keni përse të angazhoheni!
- panseksual: Personat panseksualë tërhiqen nga njerëzit e tjerë – pavarësisht se çfarë gjinie ata kanë.
- queer: dkjo shpreh se dikush refuzon normat shoqërore të heteroseksualitetit dhe gjinisë së dyfishtë, pra kufizimin e gjinisë në dy kategoritë "burrë" ose "grua", dhe nuk i konsideron ato të rëndësishme për veten.
Dhe këto janë vetëm termat më të zakonshëm për të përshkruar orientimin seksual sepse: Orientimi seksual është po aq individual sa çdo person. Dhe kjo është arsyeja pse ka njerëz që nuk duan të klasifikohen dhe refuzojnë çdo "etiketë" për veten e tyre. Edhe kjo është plotësisht në rregull!
Orientimi seksual dhe gjinia – cili është ndryshimi?
Gjinia është e larmishme. Po kështu është edhe orientimi seksual. Sidoqoftë, këto janë gjëra të ndryshme: Ndërsa orientimi seksual i referohet gjinisë së njerëzve ndaj të cilëve një person ndihet i tërhequr, identiteti gjinor ka të bëjë me pyetjen nëse një person identifikohet me gjininë që i është caktuar dhe nëse ai i përshkruan ata në mënyrë të përshtatshme dhe adekuate. Prandaj personat jobinarë*, trans* dhe inter* mund të jenë po aq homoseksualë, bi, pan, aseksualë ose heteroseksualë sa personat cis*. Identiteti gjinor nuk thotë asgjë për orientimin seksual.
Gay, lezbike, bi, hetero, queer, pan, poli, aseksual... – sado të ndryshme të jenë preferencat individuale, po aq janë edhe termat që përshkruajnë orientime të ndryshme seksuale. Edhe nëse zakonisht bëhet një dallim midis heteroseksualitetit, homoseksualitetit dhe biseksualitetit, ka variacione të panumërta: Disa njerëz e përshkruajnë veten si jo ekskluzivisht heteroseksualë apo homoseksualë, duke treguar se ka shumë mundësi për ta kur bëhet fjalë për orientimin seksual. Të tjerë e përshkruajnë veten si panseksualë, që do të thotë se bien në dashuri me njerëz dhe jo me një gjini të caktuar. E të tjerë madje vendosin plotësisht kundër atribuimit të një orientimi seksual dhe nuk duan të vendosen në asnjë kategori. E gjithë kjo është pjesë e diversitetit seksual.